Gjermani/ Plan për grusht shteti, arrestohen 25 ekstremistë të djathtë dhe ish-ushtarakë! Do sulmonin institucionet shtetërore

Botë | 4 vite më parë

25 ekstremistë të djathtë dhe ish-ushtarakë kanë rënë në pranga në Gjermani, pasi dyshohet se po përgatisnin një grusht shteti për të rrëzuar qeverinë gjermane.  

Hetimet për grusht shteti kanë nisur që në gusht të këtij viti, ndërsa grupi terrorist kishte planifikuar një sulm të armatosur ndaj institucioneve shtetërore gjermane.

“Që nga mëngjesi i sotëm është duke u zhvilluar një operacion i madh anti-terror. Prokurori i Përgjithshëm Publik Federal po heton një rrjet të dyshuar terrorist. Ekziston dyshimi se ishte planifikuar një sulm i armatosur ndaj organeve kushtetuese. Operacioni i kërkimit raportohet se ka mbuluar 130 prona që u përkasin 52 të dyshuarve në njëmbëdhjetë shtete gjermane”, ka deklaruar Ministri gjerman i Drejtësisë, Marco Buschmann.

Të dyshuarit i përkasin një organizate terroriste të themeluar në fund të nëntorit 2021, e cila i ka vendosur vetes synimin të kapërcejë rendin ekzistues shtetëror në Gjermani dhe ta zëvendësojë atë me formën e saj të shtetit./ DW

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme