Gjykata urdhëron Martin Shkrelin: Dorëzo të gjitha kopjet e albumit të Wu-Tang Clan

Botë | 2 vite më parë

Martin Shkreli, shqiptari dikur i dënuar për skandalin “Pharma Bro” për rritjen abuzive të çmimit të një ilaçi shpëtimtar është urdhëruar nga një gjykatës federal që  të dorëzojë të gjitha kopjet e “Once Upon a Time in Shaolin”, albumit  të pa publikuar të grupit Wu-Tang Clan tek avokatët e tij deri të premten.

Gjyqtarja Pamela K. Chen në Bruklin ka kërkuar që Shkreli të dorëzojë të gjitha kopjet e atij që shpeshherë përmendet si albumi më i rrallë në botë dhe të raportojë emrat e kujtdo që ia ka shpërndarë atë muzikë deri më datën 30 shtator së bashku me të ardhurat që ka marrë prej albumit.

Në muajin qershor, Shkreli u padit nga një grupim i kriptomonedhave që i bleu kopjen e vetme të njohur të albumit për 4.75 milionë dollarë.

Gjithashtu, bëhet e ditur se grupimi PleasrDAO akuzoi Shkrelin për mbajtjen e kopjeve dixhitale të albumit, në kundërshtim me marrëveshjen e tyre duke i shpërndarë ato gjerësisht në mesin e ndjekësve të tij në mediat sociale, transmeton CNN. 

Nga ana tjetër, avokati i grupimit PleasrDAO,  Steven Cooper u shpreh se vendimi i gjyqtares Chen ishte “një fitore e rëndësishme për klientin e tij”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme