Gjyqi për falsifikimin e dhënave financiare – Hiqen disa kufizime ndaj Trump për moskomentimin e dëshmitarëve dhe jurisë

Gjykatësi i çështjes ku ish presidenti Donald Trump u shpall fajtor për falsifikim të të dhënave financiare, ka vendosur të heqë disa kufizime të një urdhri që pati nxjerrë më parë, i cili ndalonte Trump të komentonte dëshmitarët dhe anëtarët e jurisë së gjyqit të tij. Vendimi më i fundit i gjykatësit Huan Merchant u mor para se Trump të përballet me presidentin Xho Bajden, në të parin debat presidencial gjatë kësaj fushatë zgjedhore.
Mercan hoqi kufizimet e vendosura ndaj Trump që nuk e lejonin atë të komentonte dëshmitarët që dëshmuan kundër tij, si dhe anëtarët e jurisë, duke qenë se puna e jurisë dhe dëshmitarëve kishte përfunduar dhe nuk rrezikoheshin punimet e gjyqit. Ndërsa Trump tashmë lejohet ta përmendë jurinë, ai ndalohet të përmendë anëtarëve e tyre apo të japë të dhënat e tyre personale.
Me urdhërin më të fundit, Trump sërish ndalohet të komentojë punonjësit e gjykatës, ekipin e prokurorisë dhe familjet e tyre, ku përfshihet edhe vetë vajza e Merchan, të cilën Trump në mënyrë të vazhdueshme e ka shenjëstruar për shkak se punon për një kompani që demokratët, përfshi edhe zëvendëspresidnetja Kamala Harris, e ka përdorur për mbledhje fondesh, pasi sipas Merchant ata duhet të vijojnë të kryejnë detyrat e tyre ligjore pa u kërcënuar, frikësuar, ngacmuar apo dëmtuar. Vetë gjykatësi dhe prokurori i çështjes Alvin Brag nuk përfshihen në pjesën e urdhrit që do të vijojë të jetë në fuqi.
Sipas urdhrit më të fundit të Merchant, kufizimet që mbeten në fuqi ndaj Trump do të vijojnë të jenë ekzistente deri në datën 11 korrik kur edhe shpallet masa e dënimit ndaj ish presidentit. Në datën 30 maj Trump u shpall fajtor për 34 akuza në lidhje me falsifikimin e të dhënave financiare për mbulimin e parave që ish avokati i tij Majkëll Kohen I pati dhënë para presidencialeve të 2016-ës yllit të filmave për të rritur Stormi Daniels në mënyrë që kjo e fundit të mos fliste për një marrëdhënie që pretendon se ka pasur me Trump.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




