Grabitet një taksist në Lezhë, dy persona i zunë pritë dhe e dhunuan, detajet

Aktualitet | 2 muaj më parë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Lezhës. Duke iu referuar burimeve nga policia, gazetari Elvis Hila raportoi për RTSH se ka qenë vetë taksisti që ka bërë kallëzim në polici duke treguar se dy persona e kishin dhunuar dhe grabitur.

Sipas dëshmisë, dy autorët i kanë zënë pritë dhe me dhunë i kanë marrë sendet personale si dhe një shumë parash.

Menjëherë pas denoncimit, shërbimet e Policisë janë vënë në lëvizje, duke nisur veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes. Hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërkohë, hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme