Grabitje me armë në një argjendari në Paskuqan, autorët dyshohet se u larguan me motor, detajet e para

Aktualitet | 2 muaj më parë

Një grabitje me armë ka ndodhur në një argjendari në zonën e Paskuqanit.

Sipas informacioneve paraprake të siguruara për RTSH nga gazetarja Flutura Tota, dy persona të armatosur kanë hyrë në argjendari dhe kanë grabitur sende me vlerë, përpara se të largoheshin me shpejtësi nga vendngjarja. Ka qenë një telefonatë në sallën operative që ka alarmuar policinë.

Dyshohet se autorët pas grabitjes kanë lëvizur me një motor. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa po analizohen edhe kamerat e sigurisë në zonë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 05.08.2026, rreth orës 14:50, në Paskuqan, 2 shtetas ende të paidentifikuar, kanë hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit L. L. dhe duke kanosur punonjëset me send në dukje armë zjarri, kanë marrë një sasi bizhuterish.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorëve.

Grupi hetimor po punon për fiksimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre, si dhe dokumentimin e plotë të rastit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme