Granit Xhaka në planet e Zvicrës, mesfushori rikthehet në nëntor si… kapiten

Granit Xhaka dhe Breel Embolo nuk kanë qenë pjesë e grumbullimit të kombëtares së Zvicrës në 16 ditët e fundit, por e ardhmja e tyre në kombëtare nuk është pikëpyetje. Murat Yakin dhe i gjithë grupi i lojtarëve, edhe pse në katër ndeshje të Nations League mori maksimumin duke arritur katër fitore, presin rikthimin e dy futbollistëve në ndeshjet e radhës të muajit nëntor.
“Shpresoj shumë që në takimet e radhës do të kemi mundësi që të mbështetemi edhe në klasin e Xhakës dhe Embolo. Kemi nevojë për kontributin e lojtarëve më të mirë”, tha Akanji, i cili gjatë këtyre katër ndeshjeve mbajti shirtin e kapitenit.
Mbrojtësi i Interit u pyet nëse do të dorëzonte këtë privilegj përsëri tek Xhaka. “Pa asnjë dyshim që po, gjërat do të jenë si më parë. Nuk ka ndryshuar asgjë”, tha 31-vjeçari.
Në të njëjtën linjë ishte edhe Murat Yaakin. Trajneri i Zvicrës zbuloi se në këtë drejtim kishte biseduar edhe me krerët më të lartë të Federatës Zviceriane të Futbollit. “Kam biseduar me numrin një në federatë dhe besoj se gjithçka është e zgjidhur. Kur Graniti të rikthehet ne do të flasim përsëri, por situata është e qartë. Ai është për mua kapiteni i skuadrës edhe pse fjala e fundit mbetet gjithmonë te lojtarët”, tha 52-vjeçari. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



