Greqi/ Arrestohen dy kontrabandistë, roja bregdetare greke shpëton 22 emigrantë

Një anije patrullimi në Greqi, ka arritur të shpëtojë nga mbytja pranë ishullit të Rodosit, 22 emigrantë, mes tyre katër fëmijë.
Roja bregdetare greke ka arrestuar 2 kontrabandistë 44 dhe 48-vjeçar, si të dyshuar për trafikim.
“Drejtoria e Sigurisë dhe Mbrojtjes së Kufirit Detar, në bashkëpunim me Autoritetin Portual të Rodos-it, po përpunojnë provat dhe po hetojnë për përfshirjen e mundshme të të arrestuarve në raste të tjera, si dhe bashkëpunimin e tyre me anëtarë të rrjeteve të angazhuar në veprimtari të ngjashme kriminale”- thuhet në një deklaratë të Gardës Bregdetare Helene.
Gazetar: Artur Mata
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




