Greqi – Shpërthimi i bombës jashtë selisë së kompanisë hekurudhore alarmon policinë

Greqi | 1 vit më parë

Njësia antiterror e policisë greke ka nisur hetimet për të zbuluar autorët e një shpërthimi me bombë pranë zyrave të Trenave Helenikë, kompanisë kryesore hekurudhore në vend.

Shpërthimi ndodhi të premten rreth orës 21:35 në qendër të Athinës, gati 42 minuta pasi dy medie lokale kishin marrë një telefonatë anonime rreth rastit. Autoritetet dyshojnë se shpërthimi i fundit ka lidhje me atë të një viti më parë, në shkurt 2024, jashtë perimetrit të Ministrisë së Punës.

Bomba, e cila ndodhej në një çantë shpine e braktisur jashtë godinës së Hekurudhës, mësohet se u vendos pranë një shtylle aty nga një drejtues motoçiklete pa targa.

E përditshmja “Efimerida ton Syntakton” dhe uebsajti “Zougla” ishin njoftuar rreth orës 20:53 se bomba do të aktivizohej për 35–40 minuta dhe “kjo nuk është shaka”. Bomba shpërtheu përpara se skuadra e çaktivizimit të kryente shpërthimin e komanduar.

Kompania hekurudhore tha se shpërthimi “shumë afër selisë qendrore” shkaktoi dëme të pakta dhe nuk pati punonjës apo kalimtarë të lënduar.

Në Greqi janë shtuar kritikuar ndaj qeverisë për mënyrën si e ka menaxhuar aksidentin vdekjeprurës hekurudhor në Tempe në shkurt 2023, ku mbetën të vrarë 57 persona, të cilët po ktheheshin në klasat e universitetit pas një feste zyrtare. Përplasja e dy viteve më parë tregoi dobësitë e sistemit hekurudhor dhe ka nxitur protesta antiqeveritare të udhëhequra nga të afërmit e viktimave, të cilët kërkojnë edhe përgjegjësi politike për fatkeqësinë. /Ekathimerini

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme