Greqia përfshihet nga zjarret, 30 persona të plagosur, shkrumbohen dhjetëra shtëpi

Botë | 4 vite më parë

Zjarret kanë përfshirë Greqinë si pasojë e temperaturave ekstremisht të larta, ndërsa situata duket shumë problematike në një fshat të Athinës, Penteli, ku flakët kanë dalë jashtë kontrollit. Po ashtu vatra aktive zjarri janë edhe në zonat e tjera,  në Gerakas, Anthousa, Pallini dhe Dioni, duke lënë pas shtëpi të djegura dhe dëshpërim.

Një burrë i ka dhënë fund jetës në Anthousa, kur ka parë shtëpinë e tij të përfshirë nga flakët për të disatën herë ndërsa, ndërsa si pasojë e flakëve kanë mbetur edhe 30 persona të plagosur.

Erërat në zonë janë të forta e kanë vështirësuar punën e zjarrfikëseve, ndërsa po ndërhyhet edhe nga ajri.

Autoritete kanë evakuuar qytetarët në Drafi , Anthousa , Dioni dhe Dasamari./ CNN.gr

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme