Gruaja më e vjetër në botë mbush 118 vjeç

Kuriozitete | 6 vite më parë

Personi më i vjetër në botë, japonezja Kane Tanaka, mbush sot 118 vjeç, njofton ANSA.

E lindur më 2 janar 1903, Tanaka u njoh në mars 2019 nga Libri i Rekordeve “Guinness” si gruaja më e vjetër në planetnë moshën 116 vjeç. 
Shtatorin e kaluar ajo vendosi rekordin japonez me 117 vjet dhe 261 ditë.

Banore e një azili pleqsh në Fukuoka, Japonia perëndimore-qendrore, Tanaka festoi ditëlindjen e saj duke falënderuar personelin dhe të gjithë personat me të cilët ndan aktivitetet e përditshme aty.

Sipas raporteve nga qendra e trajtimit, ajo bën gjimnastikë përditë, është në gjendje të kryejë llogaritje dhe është e apasionuar pas lojës japonez “Reversi”.

“Hani ushqim të shijshëm dhe mos ndaloni kurrë së studiuari”, tha Tanaka, kur e pyetën se cili ishte sekreti i jetëgjatësisë së saj.

Gruaja mbi njëqindvjeçare shtoi se qëllimi i saj është të arrijë moshën 120-vjeçare. (Sipas ATSH)


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme