Grupet e inteligjencës: Rusët vijon sulmet kimike ndaj forcave ukrainase

Grupet e Inteligjencës së Mbrojtjes nga Rrezatimi, Kimike dhe Biologjike të Ukrainës nga Komanda e Forcave Mbështetëse kanë dokumentuar 4035 raste të trupave ruse që kanë përdorur municione speciale me kimikate të rrezikshme që nga shkurti 2023, duke përfshirë 447 raste vetëm në gusht 2024.
Gjithashtu, sipas mediave ukrainase, konstatohet se rusët po vazhdojnë të përdorin municione kimike kundër ushtrisë ukrainase, duke përfshirë K-51 dhe RG-VO, të cilët janë agjentë kundër trazirave dhe janë të ndaluar për t’u përdorur si armë lufte.
Përveç kësaj, shumica e rasteve të regjistruara përfshijnë municione që përmbajnë kimikate të rrezikshme të llojit të paspecifikuar. Ndërsa vetëm në muajin gusht janë regjistruar 447 raste të tilla.
Forcat mbrojtëse të Ukrainës theksojnë se Rusia po shkel rëndë rregullat e luftës, duke injoruar normat dhe detyrimet sipas Konventës për ndalimin e zhvillimit, prodhimit, grumbullimit dhe përdorimit të armëve kimike dhe për shkatërrimin e tyre.
Në prill 2024, Komanda e Forcave Mbështetëse të Ukrainës deklaroi se përdorimi i agjentëve kimikë nga trupat ruse kundër forcave të mbrojtjes ukrainase ishte bërë sistematik.
Midis shkurtit 2023 dhe marsit 2024, u regjistruan 1,412 raste të përdorimit të municioneve kimike nga trupat ruse.
4,035 raste të përdorimit të municioneve kimike nga njësitë e Forcave të Armatosura Ruse janë regjistruar që nga fillimi i pushtimit rus në shkallë të plotë (të dhëna që nga 15 shkurt 2023).
“Të dhënat për përdorimin e këtyre armëve nga Rusia nga 24 shkurt 2022 deri në shkurt 2023 nuk janë të disponueshme për publikun e gjerë”, tha Maksym Kravchuk, zëdhënës i Komandës së Forcave Mbështetëse.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



