Guterres apel liderëve të botës: Të shpëtojmë njerëzimin nga katastrofa klimatike

Botë | 4 vite më parë

Të hënën, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres i bëri thirrje të gjithë botës që të ndërmarrë veprime përpara takimit të COP27, me qëllim parandalimin e katastrofës klimatike dhe shpëtimin e specieve njerëzore.

“Kjo është një çështje jete ose vdekjeje , për sigurinë tonë sot dhe për mbijetesën tonë nesër“, tha Guterres në një deklaratë nga selia e OKB-së në Nju Jork.

Guterres renditi “efektet e mëdha” të ndryshimeve klimatike në muajt e fundit në mbarë botën: “një e treta e Pakistanit u përmbyt, vera në Evropë ishte më e nxehta në 500 vjet, Filipinet u prekën, e gjithë Kuba u zhyt në errësirë ​​dhe këtu në SHBA, uragani Ian na kujtoi se asnjë vend, asnjë ekonomi nuk është imun ndaj krizës klimatike”.

Ministrat e Mjedisit dhe ekspertët nga rreth 60 vende po marrin pjesë në “COP27 përgatitore”, që mbahet sot dhe nesër në kryeqytetin e Republikës Demokratike të Kongos.

Në këtë takim nuk janë zhvilluar negociata zyrtare, por diskutohen pikat ku vërehet progres apo ngecje, në funksion të COP27, i cili këtë vit do të mbahet në Sharm el-Sheikh të Egjiptit , nga data 6 deri më 18 nëntor. Deri më tani, rreth 90 krerë shtetesh dhe qeverish kanë konfirmuar se do të marrin pjesë në samitin ku do të diskutohet siguria ushqimore, zhvillimi i hidrogjenit “të gjelbër”, arritja e tranzicionit energjetik dhe çështje të tjera./CNN

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme