Hetimi për trazirat e zgjedhjeve të 2020-ës në SHBA, Mike Pence dëshmon për 7 orë para një jurie në Uashington

Ish-presidenti amerikan Mike Pence ka dëshmuar para një jurie të madhe federale në Uashington, si pjesë ë një hetimi penal në lidhje me përpjekjet që pretendohet se janë ndërmarrë nga ish-presidenti Donald Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve 2020-ës.
Dëshmia e Pense, 63 vjeç, zgjati shtatë orë. Atij iu dërguar një thirrje për të dëshmuar nën betim në fillim të këtij viti. Marrja në pyetje nga prokurorë u zhvillua me dyer të mbyllura. Paraqitja e Pence në Gjykatë edhi disa orë pasi një gjykatë apelim refuzoi kërkesën e ekipit ligjor të Tramp për të ndaluar dhënien e dëshmisë së pense.
Edhe avokatët e Pense u përpoqën të sfidonin thirrjen në gjyq, duke argumentur se roli I tij si president i senatit gjatë kohës në detyrë do të thoshte se pense kishte imunitet kongresial.
Dëshmia e dhënë nga Pense është një grup themeltar në hetimin që po vijon prej dy vitesh dhe që po drejtohet nga këshilltari special Jack Smith, një ish prokuror i krimeve të luftës që u caktua në detyrë nga prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland.
Hetimi është përqëndurar në mbledhjen e provave nëse ish presidenti Trump dhe aleatët e tij shkelën ligjin federal në përpjekjet e tyre për të sfiduar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 2020-ës që u fituan nga presidenti Joe Biden.
Në të është përfshirë edhe hetimi i trazirave në Capitol në 6 janar të 2021-it, kur mbështetësit e Trump bastisën godinën e kongresit në përpjekje për të ndaluar certifikimin e zgjedhjeve.
Gazetare: Elda Pepa
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




