Holanda s’ka besim dhe s’vlerëson Virgil van Dijk: Vërej ndryshim mes kombëtares dhe Liverpool-it!

Futboll Bota | 51 minuta më parë

Virgil van Dijk nuk pati asnjë dyshim kur mori vendimin për të vazhduar si lojtar dhe si kapiten i kombëtares holandeze. Lojtari i Liverpool-it e deklaroi këtë një ditë para ndeshjes Holandë-Gjermani, e para ndeshje ndërkombëtare nën drejtimin e trajnerit të ri të kombëtares, Xavi Hernandez.

“Kisha nevojë për një pushim, i cili ishte i merituar me familjen përpara se të takohesha me trajnerin e kombëtares. Pas dhjetë sekondash, e dija se do të vazhdoja”, deklaroi Van Dijk, i cili nuk mohon se në vendimin që mori kishte shumë rëndësi edhe fakti se shumë shpejt do të plotësojë 100 prezenca me “Tulipanët”.

Mes të tjerash mbrojtësi shpjegoi se në Holandë nuk ndihet i vlerësuaar sa ç’ndihet në Angli. Ai ishte polemik kur shpjegoi se në Holandë publiku dhe media nuk tregojnë të njëjtin vlerësim që ka në Liverpool apo edhe në shtetet e tjerë ku kalon pushimet. “Mbështetja në Holandë më ka munguar ndërsa në Liverpool jo. Kam vënë re edhe kur jam me pushime se shumë persona më ndalojnë dhe më përgëzojnë për atë që kam bërë ndër vite, por në Holandë e shikoj se nuk vlerësohem”, akuzoi kapiteni. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme