I dënuar me mbi 11 vite burg në Itali, arrestohet në Durrës 40-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Aktualitet | 2 muaj më parë

Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Durrës me qëllim ekstradimin drejt Italisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Wanted 36”.
Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Durrës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Gjatë operacionit u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi në lagjen nr. 12 të Durrësit i shtetasit O. D., alias O. K., 40 vjeç, i cili kërkohej nga autoritetet italiane.

Sipas Policisë, 40-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Venecias e ka dënuar me 11 vjet e 1 muaj burg për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsifikimi dhe mbajtja e dokumenteve të rreme”.

Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe 4 vjet e 15 ditë burgim. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, po vijon procedurat për ekstradimin e 40-vjeçarit drejt Italisë.

NJOFTIMI I POLICISË
Durrës/ Finalizohet operacioni i koduar “Wanted 36”, për kapjen e një shtetasi ndërkombëtar.

I dënuar në Itali, me 11 vjet e 1 muaj burgim, kapet në Durrës dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 40-vjeçari.

Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit i DVP Durrës, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizoi dhe finalizoi në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, operacionin e koduar “Wanted 36”.

Si rezultat i operacionit, u kap në lagjen nr. 12, Durrës, dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi O. D. alias O. K., 40 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Venecias, Itali, e ka dënuar me 11 vjet e 1 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsifikimi dhe mbajtja e dokumenteve të rreme”. Nga ky dënim i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet e 15 ditë burgim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët italianë, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në Itali.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme