I zhdukur prej kohësh, gjendet në barkun e një krokodili

Mbetjet e një burri australian, i cili u zhduk duke peshkuar me miqtë, janë gjetur brenda një krokodili.
Kevin Darmody, 65 vjeç, u pa për herë të fundit në Kennedy’s Bend, një habitat i njohur i krokodilit të ujit të kripur në një pjesë të largët të Queensland-it verior.
Pas një kërkimi dy-ditor në zonë, policia analizoi dy krokodilë të mëdhenj dhe gjeti pjesë të trupit të njeriut.
Dy krokodilët, të cilët ishin 4.1 m dhe 2.8 m të gjatë, u qëlluan për vdekje të hënën rreth 1.5 km nga vendi ku peshkatari u pa për herë të fundit.
Mbetjet njerëzore u gjetën brenda vetëm njërit prej zvarranikëve, por ekspertët e kafshëve të egra besojnë se të dy ishin të përfshirë në incident.
Krokodilët janë të zakonshëm në veriun tropikal të Australisë, por sulmet janë të rralla. Vdekja e Darmody është sulmi i 13-të fatal në Queensland që nga fillimi i mbajtjes së të dhënave në 1985 citon BBC.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




