Indonezia gati të taksojë turistët me sjellje të pahijshme në Bali: Thyejnë ligjet dhe zakonet

Botë | 4 vite më parë

Indonezia po shqyrton një taksë për turistët, pas një sërë incidentesh në të cilat të huajt me sjellje të keqe kanë thyer ligjet ose zakonet. Ministri i Turizmit dhe Ekonomisë, Sandiaga Uno u tha gazetarëve këtë javë se mundësia e një takse turistike është “aktualisht duke u studiuar”.

“Ne presim që studimi të përfundojë në javët e ardhshme në mënyrë që të mund të diskutojmë dhe të vendosim”, tha ai.

Por grupet e biznesit kanë frikë se kjo taksë do t’i pengojë njerëzit të vizitojnë vendin, duke dëmtuar industrinë e turizmit në një kohë kur ajo është ende duke u rikuperuar nga pandemia.

Në fillim të këtij muaji, Ministri Koordinues për Çështjet Detare dhe Investimet, Luhut Pandjaitan bëri thirrje për një taksë turistike, duke thënë se Bali ishte një nga destinacionet turistike më të lira në botë dhe se kjo inkurajoi shumë vizitorë të huaj me të ardhura të ulëta të vinin në Bali. “Ishulli duhet të largohet nga turizmi masiv dhe të fokusohet në një destinacion turistik cilësor”, tha ai.

Vendasit janë bërë gjithnjë e më të frustruar me sjelljet mosrespektuese ose të paligjshme të turistëve, nga të huajt që pozojnë lakuriq në vendet e shenjta për foto në mediat sociale.

Guvernatori i Balit, Wayan Koster, tha muajin e kaluar se ishulli planifikoi të ndalonte turistët të merrnin me qira motoçikleta për shkelje të rregullave të trafikut, duke përfshirë kalimin pa leje.

Ata kanë propozuar që fondet e mbledhura përmes taksës të përdoren për të mbështetur zhvillimin e industrisë vendase të turizmit./ CNN.gr

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme