Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar kalon 10%, rriten çmimet e bukës dhe qumështit

Botë | 4 vite më parë

Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar arriti një nivel të ri 40-vjeçar muajin e kaluar, duke u rritur mbi 10% për herë të parë që nga viti 1982.

Inflacioni vjetor i çmimeve të konsumit arriti në 10.1% në korrik, sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Kombëtare e Statistikave të mërkurën, nga 9.4% në qershor. Rritja e çmimeve të ushqimeve, deri në 12.7% që nga korriku 2021, ishte kontribuesi më i madh i vetëm në përshpejtimin e inflacionit.

Numri total i inflacionit ishte më i lartë se sa ishte parashikuar nga ekonomistët dhe inflacioni i ushqimeve tani po shkon në nivelin më të lartë në 14 vjet.

Ndikimi më i madh në rritjen e inflacionit e ka patur rritja e çmimit të drithërave dhe qumështit, djathit dhe vezëve.

Inflacioni parashikohet të shkojë edhe më i lartë në fund të këtij viti, i nxitur nga rritjet e mëtejshme të faturave të rregulluara të energjisë në tetor. Çmimet e energjisë elektrike tashmë janë rritur me 54% dhe çmimet e gazit me 95.7% për shkak të rritjes së kostove të shitjes me shumicë, të përkeqësuara nga pushtimi rus i Ukrainës në fund të shkurtit.

Zyrtarët e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar thuhet se po shqyrtojnë opsionet për të ofruar më shumë mbështetje për familjet./ CNN

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme