Inteligjenca gjermane prangos një agjentin të sajin, dyshohet se ka qenë në shërbim të Rusisë

Autoritetet gjermane kanë arrestuar një punonjës të agjencisë së saj të zbulimit BND, me dyshimin se ka kaluar sekrete shtetërore në favor të Rusisë.
I ashtëquajturi Carsten L, për shkak të rregullave të privatësisë, u arrestua në Berlin me dyshimin për “tradhti të mundshme”. Autoritetet kontrolluan banesën e tij dhe vendin e punës, si dhe shtëpinë e një personi tjetër.
Shefi i inteligjencës së jashtme Bruno Kahl, tha se publikimi i më shumë detajeve rreth rastit mund të shkojnë në favor të Moskës.
“Me Rusinë, ne kemi të bëjmë me një aktor në anën e kundërt, paskrupulltizmin dhe vullnetin e të cilit për të përdorur dhunën duhet të llogarisim”, tha zoti Kahl.
“Çdo detaj i këtij operacioni që bëhet publik do të thotë një avantazh për këtë kundërshtar në synimin e tij për të dëmtuar Gjermaninë”.
Carsten L. u mbajt në paraburgim sot, një ditë pas arrestimit të tij në kryeqytetin gjerman. Ai dyshohet se ka ndarë informacione me Rusinë këtë vit, të cilat i ka marrë gjatë aktiviteteve të tij profesional.
Prokurorët federalë nuk specifikuan nëse kjo ka ndodhur para apo pas pushtimit rus të Ukrainës. Kancelari Olaf Scholz u informua për zhvillimet disa javë më parë, sipas faqes së internetit Spiegel.
Përpara pushtimit të 24 shkurtit, Gjermania kishte ndjekur një politikë të përdorimit të tregtisë dhe energjisë për të ndërtuar ura me Moskën, më së shumti përmes gazsjellësit më të madh të Rusisë për në Evropë, Nord Stream.
Megjithatë, menjëherë pas fillimit të luftës, kancelari shpalli një epokë të re të quajtur “Zeitenwende” – ose pikë kthese në histori. Berlini është bërë një nga kritikët më të mëdhenj të Moskës në Evropë, duke rritur shpenzimet e mbrojtjes dhe duke reduktuar importet ruse të energjisë.
Gjermania është një nga disa shtete evropiane që ka arrestuar shumë spiunë të dyshuar rusë javët e fundit. Norvegjia ka akuzuar një akademik për spiunazh për Rusinë dhe Suedia ka arrestuar dy vëllezër suedezë dhe një burrë rreth të 60-ave.
Këtë javë, Austria tha se kishte identifikuar një shtetas grek të dyshuar për spiunazh në favor të Moskës. Në fillim të këtij viti, një oficer rezervë i ushtrisë gjermane doli para gjyqit, i akuzuar për ndarjen e informacionit me inteligjencën ruse midis 2014 dhe 2020.
Megjithatë, kjo është hera e parë që një punonjës i BND-së arrestohet për tradhti, që kur Markus Reichel u arrestua në vitin 2014. Ai u shpall më vonë fajtor për dorëzimin e dokumenteve tek CIA dhe inteligjenca ruse dhe u dënua me tetë vjet burg. BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



