Interi tenton goditjen e dyfishtë për krahët, Spence dhe Fofana dhuratat për trajnerin Chivu

Futboll Bota | 3 muaj më parë

Orë vendimtare për merkaton e Interit. Me largimin e mundshëm të Luis Henrique drejt Romës, drejtuesit e klubit do të tentojnë të bëjnë goditjen e dyfishtë për krahët.

Përveç Spence të Tottenham, emri kryesor për të zëvendësuar Dumfries në të djathtë, zikaltrit po mendojnë seriozisht për t’i bërë një dhuratë tjetër trajnerit Chivu, duke fuqizuar linjat anësore.

Emrat e njohur janë ata të Nico Gonzalez dhe Ivan Perisic, por së fundi ka dalë në skenë edhe Malick Fofana. Lojtari i vitlindjes 2005, që luan për Lyon, mbulon rolin e sulmuesit të krahut të majtë dhe ndiqet aktualisht edhe nga Tottenham.

Çështja më e rëndësishme për momentin është ajo e Spence, i ndjekur prej kohësh nga Interi. Nëse kampionët e Italisë i marrin të dy lojtarët, Spence dhe Fofana, atëherë skuadra do të ishte “e blinduar” për sezonin e ri.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme