Intoleranca apo alergjia? Dallimet midis tyre që mbase nuk dinit

Një nga keqkuptimet më të zakonshme në shëndetin ushqimor lidhet me dallimin mes alergjisë dhe intolerancës ushqimore. Sipas studimeve të fundit, rreth gjysma e të rriturve që besojnë se kanë alergji në të vërtetë vuajnë nga intoleranca ushqimore, një gjendje shumë më pak e rrezikshme dhe e menaxhueshme.

Ndryshe nga alergjitë, që përfshijnë një reagim të sistemit imunitar dhe mund të shkaktojnë edhe shok anafilaktik, intoleranca ushqimore nuk është kërcënuese për jetën dhe shpesh lidhet me vështirësi në tretje, siç është mungesa e enzimës laktazë për tretjen e laktozës.
Simptomat e ngjashme, si fryrja, kruarja apo dhimbjet e barkut, shtojnë konfuzionin mes të dyjave. Megjithatë, një alergji e vërtetë mund të shkaktohet edhe nga sasi shumë të vogla të një ushqimi, ndërsa intoleranca lejon zakonisht konsum të pjesshëm pa pasoja të rënda.

Ekspertët këshillojnë që çdo dyshim të verifikohet përmes testeve mjekësore për të shmangur keq menaxhimin, panikun e panevojshëm apo, në rastin e alergjive të fshehura, rreziqe serioze për jetën.
Kujdes! Ky është një artikull informues dhe nuk zëvendëson këshillën e mjekut.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




