IPhone 14 Pro kushton 135 mijë euro dhe ka një set Rolex Daytona

Caviar prezantoi koleksionin e tij “Grand Complications” me protagonist iPhone 14 Pro. Për kënaqësinë e Rolexenthusiasts, linja e re integron drejtpërdrejt një orë Cosmograph Daytona në iPhone 14 Pro Max.

Dizajni i telefonit Daytona është frymëzuar nga pamja e makinave të garave të viteve ’30, takometrit dhe çelësat dekorativë, prej ari, krijojnë imazhin e pultit të një supermakine, të theksuar nga ora ikonë.

Supermakina në fjalë është Campbell-Railton Blue Bird. Kjo është makina e parë në botë që ka kaluar në vitin 1932 shpejtësinë prej 400 km/orë në tokë, në pistën amerikane Daytona, projektuar dhe drejtuar nga shoferi britanik Malcolm Campbell.

Versioni Skeleton Booster karakterizohet nga ngjyra e zeza e përforcuara dhe shkëlqimi i ftohtë i bulonave të titanit. Skeleton Booster “Grand Complications” për iPhone 14 Pro 128Gb ka një çmim prej 10,320 euro.
iPhone 14 Pro me Rolex Daytona do të realizohet me vetëm 3 modele. Dhe do të ketë vetëm një model të Daytona iPhone 14 Pro Max me një çmim fillestar prej 134,250 euro.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




