Ish-kryeministri i Pakistanit dënohet me tre vjet burg për korrupsion

Ish- kryeministrit i Pakistanit, Imran Khan u dënua me tre vjet burg për akuzat për korrupsion.
Një gjykatë në Islamabad e shpalli atë fajtor për mos deklarimin e parave që kishte fituar nga shitja e dhuratave shtetërore. Khan do përballet me mbi 150 akuza të ngritura kundër tij që kur u rrëzua në prill të vitit të kaluar, akuza që ai thotë se janë të motivuara politikisht.
Gjykatësi urdhëroi arrestimin e tij të menjëhershëm ndërsa avokati i tij Intazar Hussain tha për agjencinë e lajmeve Reuters se ish-kryeministri është në paraburgim. Ekipi ligjor i ish- kryeministrit Irman Khan thotë se ai do të apelojë kundër vendimit.
Ekspertët ligjorë thonë se një dënim i tillë mund t’i japë fund mundësive të Khan për të marrë pjesë në zgjedhjet kombëtare që duhet të mbahen përpara fillimit të nëntorit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




