Ish-politikani i kërkuar për krime kundër njerëzimit arratiset nga burgu

Një ish politikan sudanez i kërkuar për krime kundër njerëzimit ka bërë të ditur se ai dhe ish zyrtarë të tjerë nuk janë më në burg pasi është arratisur që atje pas kaosit të krijuar nga luftimet mes ushtrisë sudaneze dhe grupit paraushtarak të Forcave të mbështetjes së shpejt.
Ahmad Harun ishte mes atyre që mbaheshin në burgun kober në kryeqytetin Khartum ndaj të cilëve Gjykata dërkombëtare penale ka ngritur akuza për krime lufte. Së bashku me Harun në atë burg vuante dënimin edhe ish presdenti i sudanit Omar al Bashir.
Të martën, Harun konfirmoi në një deklaratë që u transmetua nga një televizion sudanes se ai dhe zytarë të tjerë që kishin qenë në detyrë nën presidencën e Bashir ishin larguar nga burgu, por ndërkohë u shpreh se ishte i gatshëm të paraqitej para gjyqësorit kurdo që të rifillonte funksionimi i tij. Ish presidenti i Sudanit Basher u rrëzua nga pushteti nga ushtria pas protestave masive që u mbajtën në vend në 2019-ën.
Në burgun Kober, ai po vuante dënimi për korrupsion. Edhe ai akuzohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për drejtimin e një fushate të vrasjeve masive në krahinën e Darfurit, akuza që ish presidenti i ka hedhur poshtë. Edhe Harun i ka hedhur poshtë akuzat që Gjykata Ndërkombëtare ka ngritur ndaj tij, dhe të cilat kanë lidhje me nxitjen e dhunës ndaj civilëve në Darfur. Ai u arrestua në 2019-ën pas grushtit të shtetit ndaj Bashir.
Gazetare: Elda Pepa
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




