ISIS në Siri/ Erdogan: Forcat turke vranë shefin e grupit terrorist

Botë | 4 vite më parë

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan tha se agjencia turke e inteligjencës ka neutralizuar kreu e ISIS në Siri. Ai tha se Turqia tashmë është vendi i vetëm në NATO që po lufton ndaj organizatës terroriste

Forcat turke  kanë vrarë liderin e supozuar të grupit të Shtetit Islamik (ISIS) gjatë një operacioni në Siri, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Gjatë një intervistë për televizionin turk TRT, Erdogan tha se lideri i IS-it, i njohur si Abu Hussein al-Qurayshi, u vra në një sulm të kryer të shtunën, më 29 prill.

“Ne do ta vazhdojmë luftën tonë kundër organizatave terroriste pa dalluar asnjërën prej tyre”, tha Erdogan gjatë intervistës.

 Turqia ka kryer operacione të shumta kundër IS-it dhe grupeve terroriste kurde përgjatë kufirit sirian, duke kapur ose vrarë militantë të dyshuar. Turqia kontrollon pjesë të mëdha të territorit në Sirinë veriore pas një serie inkursionesh tokësore për t’i larguar grupet kurde nga kufiri turko-sirian. Abu Hussein al-Qurayshi u emërua udhëheqës i ISIS-it në kohën kur grupi ekstremist ka humbur kontrollin e territorit që dikur mbante në Irak dhe Siri.

Megjithatë, grupi ishte përpjekur të aktivizohej sërish, duke kryer disa sulme vdekjeprurëse në të dyja vendet. Turqia në vitin 2013 u bë një nga vendet e para që shpalli ISIS-in organizatë terroriste. Që atëherë, vendi është sulmuar disa herë nga grupi terrorist, me mbi 300 persona të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur në dhjetëra sulme vetëvrasëse. Si kundërpërgjigje, Ankraja nisi operacione anti-terroriste brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme