Itali/ Mario Draghi tërhiqet nga dorëheqja: Kemi nevojë për një pakt ë ri dhe konkret

Kryeministri italian Mario Draghi është tërhequr nga dorëheqja, duke bërë thirrje për një pakt të ri për të shpëtuar qeverinë e tij të unitetit nga kolapsi. Gjashtë ditë pasi presidenti refuzoi dorëheqjen e tij, Draghi tha se ishte e pamundur të injoroheshin shumë italianë që bënin thirrje që koalicioni të mbijetonte.
Ai i tha Senatit të Italisë se një marrëveshje krejtësisht e re ishte “e vetmja mënyrë, nëse duam të qëndrojmë së bashku”.
“Kemi nevojë për një pakt të ri, të sinqertë dhe konkret: a jeni gati?”, tha ai.
Draghi dha dorëheqjen e tij të enjten e kaluar, kur një anëtar kyç i koalicionit të tij të gjerë të unitetit, lëvizja populiste Pesë Yjet, u tërhoq nga një votëbesimi për mosmarrëveshjet politike. Presidenti Sergio Mattarella refuzoi dorëheqjen e tij, duke i kërkuar kryeministrit 74-vjeçar t’i drejtohej parlamentit këtë javë. Një votëbesim do të bëhet sot në mbrëmje, e cila duhet t’i japë Draghit mbështetjen për të vazhduar.
Dorëheqja e tij mund ta zhysë ekonominë e tretë më të madhe të BE-së në zgjedhje të parakohshme, duke vonuar reformat shumë të nevojshme, si dhe buxhetin e Italisë për vitin 2023. Italia është marrësi më i madh i granteve dhe huave nga fondi i madh i BE-së për rimëkëmbjen e COVID, por kësti i ardhshëm i tij varet nga një listë ndryshimesh./ BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




