Itali/ U mbyll prej shpërthimit të vullkanit Etna, aeroporti i Catanias rinis fluturimet

Aeroporti i Catanias, Fontanarossa, i mbyllur të hënën për shkak të përhapjes së hirit të shkaktuar nga shpërthimi i vullkanit Etna , iu rikthye punës mëngjesin e sotëm (15 gusht).
Megjithatë, kompania administruese e aeroportit këshillon pasagjerët që të pyesin për statusin e fluturimit të tyre me kompanitë ajrore. Të hënën, të gjitha fluturimet që niseshin nga Catania ishin anuluar, ndërsa ato që mbërrinin u devijuan në Trapani dhe Comiso.
Aeroporti ishte mbyllur për shkak të hirit që ra në pista pas shpërthimit të Etnës. Rihapja fillimisht ishte planifikuar për në orën 20:00 të së hënës, por më pas u shty për më 15 gusht./ TGCOM
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




