Izraeli dhe Hamasi afër marrëveshjes së armëpushimit

Botë | 3 vite më parë

Izraeli dhe Hamasi duket se po afrohen drejt një marrëveshjeje për një armëpushim dhe lirimin e disa prej pengjeve që ende mbahen nga grupi militant në Gaza, ndërsa agjencia e OKB-së për fëmijë ka paralajmëruar se 17.000 fëmijë kanë mbetur pa familje ose janë ndarë prej tyre nga konflikti.

Katari, i cili ka ndërmjetësuar marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit, tregoi se grupi militant kishte dhënë mbështetjen e tij fillestare për një marrëveshje pas javësh negociatash delikate dhe të fshehta.

Propozimi parashikon një armëpushim të gjatë prej rreth gjashtë javësh në të cilin palestinezët në Gaza do të lejohen të lëvizin lirshëm rreth bregdetit, ndërsa pengjet do të lirohen në tre faza në këmbim të të burgosurve palestinezë që mbahen në Izrael.

Fillimisht do të lirohen gratë, fëmijët dhe të burgosurit e sëmurë dhe të moshuar që mbahen nga Hamasi, pastaj ushtaret femra në fazën e dytë dhe në fazën përfundimtare ushtarët meshkuj./ The Guardian

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme