Izraeli kundër marrëveshje Fatah-Hamas: Abas u përqafua me vrasësit

Ministri i Jashtëm Israel Katz ka kritikuar partinë Fatah të Presidentit të Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas për nënshkrimin e marrëveshjes së “unitetit kombëtar” me Hamasin për të sunduar së bashku Gazën pasi të përfundojë lufta.
“Hamasi dhe Fatah nënshkruan një marrëveshje në Kinë për kontrollin e përbashkët të Gazës pas luftës. Në vend që të refuzojë terrorizmin, Mahmud Abas përqafon vrasësit dhe përdhunuesit e Hamasit, duke zbuluar fytyrën e tij të vërtetë. Në realitet, kjo nuk do të ndodhë sepse sundimi i Hamasit do të shtypet dhe Abbas do ta shikojë Gazën nga larg. Siguria e Izraelit do të mbetet vetëm në duart e Izraelit”, ka deklaruar Katz.
Zyrtari i lartë i Hamasit Hussam Badran tha se qeveria e unitetit kombëtar do të menaxhojë punët e palestinezëve në Gazë dhe Bregun Perëndimor, do të mbikëqyrë rindërtimin dhe do të përgatitet për zgjedhje.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



