Jens Stoltenberg: NATO nuk do tërhiqet zvarrë në luftën e Putin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se Aleanca e Atlantikut të Veriut nuk do të tërhiqet zvarrë në luftën e Putin. Stoltenberg u shpreh se Presidenti rus Vladimir Putin po përdor dimrin si armë dhe nëse ai fiton kjo vetëm do të forcojë liderët autoritarë që të përdorin forcën për të arritur qëllimet e tyre.
“Lufta e paligjshme e Rusisë në Ukrainë vazhdon të mbjellë vdekje dhe vuajtje çdo ditë. Ndërsa dimri intensifikohet, Rusia po bombardon infrastrukturën energjetike të Ukrainës. Ata po përpiqen të ngrijnë dhe të vdesin ukrainasit. Putini po përdor dimrin si armë. Ne nuk duhet ta lëmë atë të fitojë dhe NATO nuk do të jetë pjesë e konfliktit. Ne nuk do të tërhiqemi në luftën e Putinit”, tha Stoltenberg.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



