Kanali i Suezit, mbytet rimorkiatori pas përplasjes me anijen, 7 anëtarët e ekuipazhit të zhdukur

Një rimorkiator u mbyt në Kanalin e Suezit pasi u përplas me një transportues gazi LPG me flamur të Koresë së Jugut, tha të shtunën autoriteti menaxhues i kanalit.
Në një deklaratë shefi i autoritetit të kanalit Osama Rabieh, tha se shtatë persona që ishin në bordin e rimorkiatorit Fahd, janë zhdukur.
Ai tha se shtuar se operacionet e shpëtimit ishin duke u zhvilluar dhe një vinç ishte dërguar për të ngritur anijen e mbytur.
Në njoftim nuk saktësohet nëse funksionimi i kanalit ka probleme pas fundosjes së rimorkiatorit.
Rabier tha se përplasja ndodhi ndërsa cisterna me LPG ” Chinagas Legend” ishte në zonën e Ballah, dhe ishte nisur nga Singapori në Shtetet e Bashkuara.
“Cisterna aktualisht është duke pritur në Port Said derisa të përfundojnë procedurat në lidhje me aksidentin”, tha Rabiet.
Cisterna e gazit të lëngshëm “Chinagas Legend” ka një gjatësi 230 metra, gjerësi 36 metra dhe peshë bruto 52 mijë tonë dhe aktualisht është në pritje në Port Said deri në përfundimin e procedurave lidhur me aksidentin.
Ekipi i shpëtimit i Autoritetit të Kanalit të Suezit po punon për të gjetur shtatë anëtarët e ekuipazhit të rimorkiatorit.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




