Kapet një breshkë 158 kilogramëshe

Kuriozitete | 6 vite më parë

Mbi 150 breshka uji janë në rrezik zhdukje dhe koha e ftohtë ka bërë që shumë prej tyre të zbarkojnë në brigjet e Cape Cod, Amerikë, ku mes tyre është spikatur një gjigand 158 kilogramësh, i cili me dëshpërim kërkonte shpëtim.

Sipas asaj që shkruan CBS, ekipet e mbrojtjes në Massachussetts këtë të premte e kanë marrë nën mbrojtje këtë specie të rrallë dhe po e kurojnë në spitalin e Quincy për ta dërguar më pas në Akuariumin e New England.

“Ky është një zbulim mjaft domethënës, pasi është diçka e rrallë të kapësh një breshkë të rritur mashkull 158 kilogramëshe, aq me tepër kaq herët”, shprehen anëtarët e akuariumit në një status në Facebook.

Sipas zyrtarëve, breshka mezi merrte frymë dhe i dhanë serume për t’i zëvendësuar lëngjet në trup që të përmirësohej.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme