Kërcënon ambasadori rus në OKB: Nëse NATO do përballet me ne, ka pasoja! Jemi fuqi bërthamore

Ambasadori i Rusisë në OKB, Vassily Nebenzia ka deklaruar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se nëse vendet perëndimore lejojnë Ukrainën të kryejë sulme me rreze të gjatë në Rusi, atëherë vendet e NATO-s do të jenë direkt në “luftë me Rusinë”.
“Faktet janë se NATO do të jetë palë e drejtpërdrejtë në armiqësi kundër një fuqie bërthamore, mendoj se ju nuk duhet ta harroni këtë dhe të mendoni për pasojat,” tha Nebenzia në Këshillin e Sigurimit.
Komentet vijnë pas deklaratave të presidentit rus Vladimir Putin, i cili të enjten tha se çdo vendim perëndimor për të lejuar Kievin të përdorë armë të tilla me rreze më të gjatë kundër objektivave brenda Rusisë do të thotë se NATO do të ishte “në luftë” me Moskën – një përshkallëzim dramatik i retorikës së tij për luftën që filloi me pushtimin rus në shkurt 2022.
“Kjo do të ndryshonte në mënyrë domethënëse vetë natyrën e konfliktit. Kjo do të thotë se vendet e NATO-s, SHBA, vendet evropiane, do të jenë në luftë me Rusinë. Ai shtoi se Rusia do të marrë vendimet e duhura bazuar në kërcënimet me të cilat do të përballemi”, u shpreh Putin për televizionin shtetëror.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha të premten se Putini i kishte dhënë një mesazh të qartë Perëndimit për pasojat e lejimit të Ukrainës për të goditur në territorin rus.
Ndërkaq, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer ndodhet në Uashington ku është me presidentin amerikan Joe Biden ku diskutohet nëse Ukraina mund të përdorë raketat “Storm Shadoë” të furnizuara nga Britania në brenda territoreve ruse.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




