Këto janë kafshët më të rënda në botë

Kuriozitete | 4 vite më parë

Kafshët më të rënda në botë arrijnë shifra të çmendura. Në përgjithësi, kafsha më e rëndë nga të gjitha është Balena blu (Balaenoptera musculus). Pesha mesatare është rreth 110-150 tonë. Në renditje janë marrë në konsideratë vetëm kafshët tokësore ose që kanë zakone tokësore dhe pjesërisht ujore.  

Krokodili i ujit të kripur (Crocodylus porosus)

Krokodili i ujit të kripur është zvarraniku më i madh i gjallë. Është një nga tre llojet e krokodilit të pranishëm në nënkontinentin Indian, por ky zvarranik jeton edhe në Australi, Indokinë dhe Melanezi. Pesha mesatare e tij është rreth 600 kilogramë, për një gjatësi prej 4-6 metrash.

Gaur (Bos gaurus)

Kjo bagëti është vendase në Indi dhe Burma. Pesha e Gaurit (lloj bualli) varion nga 650 kilogramë deri në rreth një ton e gjysmë për meshkujt, por mesatarja është 850 kilogramë. Së bashku me buallin, është bagëtia më e madhe e egër në botë.

Buall aziatik (Bubalus arnee)

Bualli aziatik peshon mesatarisht 900 kilogramë. Lloji është konsideruar i rrezikuar që nga viti 1986, pasi popullsia e mbetur arrin në më pak se 4,000 individë.

Rinoceronti i zi (Diceros bicornis)

Pavarësisht nga madhësia, kjo kafshë bëhet agresive vetëm kur kërcënohet. Pesha e tij mesatare është rreth një ton, por mund të arrijë edhe një ton e gjysmë.

Gjirafa veriore (Girafa camelopardalis)

Gjirafa është kafsha më e lartë në botë por edhe pesha e saj nuk është indiferente. Ky gjitar peshon mesatarisht 1.25 ton.

Luani i Detit (Odobenus rosmarus)

Kjo kafshë mund të peshojë deri në 1.7 ton (sa 23 persona së bashku). Jeton kryesisht në ujërat e cekëta të shelfit kontinental oqeanik.

Hipopotami (Hippopotamus amphibius)

Pavarësisht se është barngrënës, hipopotami është një nga kafshët më të forta në planet. Mesatarisht, një hipopotam peshon rreth 2 tonë, por meshkujt mund të arrijnë 3-4 tonë.

Elefanti afrikan (Loxodonta africana)

Midis kafshëve më të mëdha tokësore gjejmë elefantin afrikan. Elefantët meshkuj afrikanë peshojnë mesatarisht 6 tonë, por janë gjetur ekzemplarë që arrijnë edhe 10 tonë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme