Kim Xhong Un mbërrin në Rusi, do takojë presidentin Putin

Udhëheqësi koreanoverior, Kim Xhong Un (o. Jong) ka arritur në Rusi për t’u takuar me presidentin Vladimir Putin. Kim është nisur nga Pheniani në Rusi me trenin e tij privat të blinduar.
E ndërsa besohet se dy liderët do të diskutojnë furnizimin me armë të Rusisë për luftën e saj në Ukrainë, dy liderët pritet të flasin edhe për ndihmën humanitiare që Rusia mund t’i japë Koresë së Veriut, si dhe sanksionet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ndaj Phenianit, që Rusia i mbështeti në vitin 2017.
Vizita do të jetë udhëtimi i parë jashtë vendit i Kim që nga pandemia Covid-19. Me kufijtë e saj të mbyllur për pjesën më të madhe të tre viteve të fundit, Koreja e Veriut vetëm kohët e fundit ka filluar të lehtësojë kufizimet e udhëtimit. /CNN
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




