Kina përgatitet për Vitin e Ri Hënor

Kuriozitete | 6 vite më parë

Studentë nga shkolla e arteve marciale Shaolin Tagou, një nga më të famshmet në Kinë, po bëhet gati për shfaqen e madhe të Vitit të Ri Hënor. Këtë vit shkolla ka dërguar 180 aktorë dhe katër instruktorë, ku më i riu është 20 vjeç. Përgatitjet vijojnë prej 20 ditësh. “Provimi për të marrë pjesë në shfaqjen e vitit të ri ishte shumë rigoroz dhe stërvitja është shumë e gjatë. Kemi mbërritur deri këtu pas disa raunde përzgjedhjesh”, thotë një prej mjeshtërve të Kungfusë.

Përgatitjet për Galanë e Vitit të Ri Hënor ka filluar që Gushtin e kaluar dhe ndonëse përmbajtja e programit është sekret, deri tani dihet se është frymëzuar nga arti klasik i luftës.

Ndërsa synohet maksimumi për efektet skenike, shfaqja u jep rëndësi të barabartë detajeve dhe nënvizon specifikat individuale të aktorëve. “Një prej lëvizjeve është shumë e vështirë. Kam një kohë të gjatë që përgatitem për të dhe dua të jap maksimumin para popullit kinez për Galanë e Vitit të Ri Hënor“, thotë një prej performuesve. “Këtë vit shfaqja e vitit të ri përmban një konstelacion performancash. Me artet marciale ne duam të tregojmë shpirtin e kombit tonë,” thotë Zou Ëei, zv./regjisor i Festivalit Gala për vitin e ri Hënor 2021.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme