Komuniteti Politik Evropian Zelensky i kërkon Evropës armë:  Kjo luftë duhet fituar tani

Botë | 4 vite më parë

Në takimin e parë të Komunitetit Politik Evropian, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky , u kërkoi liderëve të 44 vendeve evropiane armë për të parandaluar “tanket ruse të shkojnë në Varshavë ose Pragë” , shtatë muaj pas pushtimit rus të vendit të tij.

“Agresori duhet të ndëshkohet”, tha ai në video-mesazhin e tij drejtuar 44 liderëve evropianë të mbledhur në Pragë.

“Kjo luftë duhet fituar tani në mënyrë që flota ruse të mos bllokojë asnjë port tjetër në Detin e Zi, Mesdhe apo ndonjë det tjetër. Që tanket ruse të mos arrijnë në Varshavë apo Pragë”, theksoi presidenti ukrainas/ CNN.gr

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme