Koné thërret, Lautaro përgjigjet: Roma barazon me Interin

Futboll Bota | 38 minuta më parë

Përballja emocionuese midis dy ekipeve kryesuese në Serinë A nuk zhgënjeu. Në javën e pestë të Serie A, ndeshja e madhe midis Romës dhe Interit përfundoi në barazm 2-2. U deshën vetëm gjashtë minuta që skuadra vendase të merrte epërsinë me golin e shënuar nga  Manu Koné. Të besuarit e Chivu u përpoqën të kundërpërgjigjeshin pasi pësuan golin, me Bastonin (që goditi shtyllën) dhe Lautaron që iu afruan barazimit, por skuadra e Gasperinit goditi përsëri pas gjysmë ore lojë.

Lëvizja ishte shumë e ngjashme me atë që çoi në 1-0, përsëri Manu Koné shënoi përsëri me një goditje të fuqishme me të majtën, por Massa e anuloi për pozicion jashtë loje. Pas një shqyrtimi të gjatë të VAR, goli u la në fuqi.

Zikaltërit dhanë një goditje të fortë pas rinisjes: Thuram dhe Lautaro kombinuan, me argjentinasin që firmosi 2-1 në minutën e 46-të. Lautaro ishte protagonist edhe një herë, duke përfituar nga pasimi i Bisseck dhe duke shënuar golin e barazimit. Roma dhe Interi dhuruan një shfaqje spektakolare dhe mbeten të barabarta në krye të tabelës me 13 pikë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme