Konflikti në Somali, grupi i armatosur islamik sekuestron helikopterin e OKB-së, merr peng pasagjerët

Botë | 3 vite më parë

Grupi i armatosur islamik somalez, al-Shabab ka sekuestruar një helikopter të Kombeve të Bashkuara, duke marrë peng rreth tetë persona, pasagjerë dhe ekuipazh. Helikopteri u ul në territorin e kontrolluar nga grupi në Somalinë qendrore.

Disa raporte thanë se ishte detyruar të bënte një ulje emergjente, ndërsa të tjerë thanë se ulja ishte një gabim. Al-Shabab kontrollon pjesë të mëdha të Somalisë jugore dhe qendrore.

Grupi është i lidhur me Al-Kaedën dhe ka zhvilluar një kryengritje brutale për gati 20 vjet. Sekuestrimi i helikopterit u konfirmua për BBC nga Ministri i Sigurisë i rajonit Galmudug, Mohamed Abdi Adan.

Helikopteri po shkonte drejt qytetit Wisil pranë vijës së frontit të një ofensive kundër al-Shabab nga forcat qeveritare kur u ul. OKB-ja nuk ka komentuar ende.

Qeveria somaleze muajt e fundit ka intensifikuar luftën e saj kundër grupit të lidhur me Al-Kaedën./ BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme