Konsumimi i tepërt i sheqerit ka 45 efekte negative shëndetësore

Hulumtimet e shumta kanë treguar efektet negative të marrjes së tepërt të sheqerit, gjë që ka përcjell rekomandimet për të kufizuar konsumin e sheqerit në më pak se 10% të marrjes ditore të kalorive të një personi.
Megjithatë, studiuesit në Kinë dhe Shtetet e Bashkuara menduan se përpara se të zhvillonin politika të detajuara për kufizimin e sheqerit, duhet të vlerësohet në mënyrë gjithëpërfshirëse, sipas studimit të botuar të mërkurën në revistën The BMJ .
Në një përmbledhje të madhe të 73 meta-analizave që përfshinte 8601 studime, konsumi i lartë i sheqerit u shoqërua me rreziqe më të larta, duke përfshirë diabetin, obezitetin, presionin e lartë të gjakut, sulmin në zemër, goditjen në tru, kancerin, astmën, prishjen e dhëmbëve, depresionin dhe vdekjen e hershme.
Lidhja midis sheqerit dhe kancerit ka qenë e diskutueshme dhe ka nevojë për më shumë kërkime, thanë autorët e studimit.
Konsumi i lartë i sheqerit është shoqëruar me obezitetin, i cili është një faktor i fortë rreziku për kancere të ndryshme e njëjta gjë vlen edhe për sëmundjet kardiovaskulare.
Ushqimet shumë të përpunuara, të cilat mund të kenë shumë sheqer, janë zbuluar se rrisin inflamacionin, një faktor rreziku për depresionin.
Në kombinim me udhëzimet ekzistuese nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Fondi Botëror i Kërkimit të Kancerit dhe Instituti Amerikan për Kërkimin e Kancerit sugjerojnë se njerëzit duhet të kufizojnë marrjen e sheqerit në më pak se 25 gramë në ditë.
Studiuesit rekomandojnë gjithashtu reduktimin e konsumit të pijeve të ëmbla me sheqer në më pak se një porcion (rreth 200 deri në 355 mililitra) në javë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




