Korça tërheq turistë të huaj, grupet përzgjedhin paketat që përfshijnë juglindjen

Aktualitet | 2 muaj më parë

Korça po konsolidohet gjithnjë e më shumë në itineraret turistike të grupeve të huaja, ndërsa operatorët turistikë vërejnë një tjetër tendencë pozitive. Turistët nuk e vizitojnë më qytetin vetëm për një ditë, por zgjedhin të qëndrojnë dy ose më shumë ditë.

Sipas operatorëve turistikë, paketat që përfshijnë Korçën janë tashmë të konsoliduara në tregun rajonal dhe shiten prej disa vitesh nga agjencitë e huaja.

“Ka grupe të strukturuara dhe na vjen mirë të shohim që paketat ngelen të njëjta. Pra, është një tur, le të themi shtatëditor, në vendet e rajonit, i cili ka dy-tre vite që shitet. Do të thotë që kërkohet, që pëlqehet, që sugjerohet nga të huajt tek miqtë e tyre. Por kemi vënë re vitet e fundit që ka dhe klientë, le të themi francezë apo gjermanë, të cilët rikthehen për herë të dytë në Korçë në këtë turin shtatëditor”, Eriketa Koçollari, operator turistik.

Itineraret e grupeve të huaja janë të strukturuara dhe përfshijnë disa destinacione të juglindjes. Kryesisht, ata vizitojnë liqenin e Ohrit, duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë që ofrohen atje, që nga gastronomia. Më pas vijnë në Korçë, ku preferojnë tepër qetësinë dhe klimën e qytetit.

“Pjesa tjetër që ka shumë të rëndësishme disa grupe është bërja me biçikleta e turit të Korçës, po ashtu dhe pjesa e ndalimit atje për një drekë apo një darkë”, tha ajo.

Korça duket se po kalon kështu nga një destinacion që vizitohet gjatë një itinerari të shkurtër, në një pikë të mirëfilltë qëndrimi për turistët e huaj, me paketat turistike që tashmë kombinojnë qytetin, natyrën, gastronominë dhe destinacionet përreth.

Gazetare: E. Fili 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme