Koreja e Jugut, policia pranon përgjegjësinë për fatkeqësinë gjatë hallouinit

Policia e Koresë së Jugut ka pranuar se nuk ka vepruar siç duhet për të adresuar ngjarjen që ndodhi gjatë festimeve të hallouinint në kryeqytetin Seul, ku 156 persona humbën jetën dhe 152 të tjerë u lënduan.
Shefii policisë së Koresë së Jugut ka pranuar se adresimi nga forcat e zbatimit të ligjit të situatës që ndodhi gjatë festimeve të hallouinit në kryeqytetin Seul, ishte i papërshtatshme. Ai shënon pranimin e parë nga zyrtarët se nuk është bërë sa duhet për të parandaluar incidentin.
Zoti Yoon tha se policia kishte marrë shumë telefonata para se të ndodhte ngjarja, por mungoi përgjigja nga ana e policisë. Ai gjithashtu u shpreh se ndiente përgjegjësi pa kufi për sigurinë publike mbi atë që ndodhi.
Policia e Seulit tha se telefonata e parë tek numri kombëtar i emergjencës u krye në orën 18.34 me orën locale, disa orë para se të ndodhte incidenti. Pas saj ishin bërë më shumë se 10 telefonata të tjera.
Shefi i policisë tha se përgjigja e policisë ishte zhgënjyese, por u zotua se do të ndërmerrej një hetim intensive dhe i shpejt për të parë nëse pas telefonatave oficerët kishin reaguar në mënyrën e duhur.
Edhe ministri i brendshëm Lee Sang-min kërkoi falje për ngjarjen, e cila ndodhi mbrëmjen e së shtunës ku turmat u mblodhën në një rrugicë të ngushtë në një lagje të njohur për jetën e natës.
Komentet e zotit Yoon dhe Lee erdhën pas thirrjeve për nxjerrjen para përgjegjësisë të personave përgjegjës. Por autoritete të tjera janë përpjekur ta pasqyrojnë ngjarjen si aksident për të cilin është e vështirë të fajësosh dikë.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



