Koreja e Jugut zbulon një varg të madh prej 180 avionësh luftarakë të Koresë së Veriut pranë kufirit dhe vendoset në gjendje gatishmërie

Koreja e Jugut thotë se ka ngritur në fluturim avionë luftarakë pasi zbuloi rreth 180 avionë luftarakë të Koresë së Veriut që lëviznin pranë kufirit midis dy vendeve, shkruan The Independent.
Forcat ajrore të Koresë së Jugut kanë ngritur në fluturim rreth 80 avionë, duke përfshirë Stealth F-35A, në përgjigje të fluturimit të Koresë së Veriut.
Sipas Koresë së Jugut, avionët e Koresë së Veriut ishin 20 km (12 milje) në veri të linjës zyrtare të demarkacionit ushtarak (MDL) midis dy vendeve.
Përshkallëzimi vjen pasi Pheniani lëshoi një numër rekord raketash në një ditë të vetme të mërkurën, e ndjekur nga një test i ndaluar i raketës ICBM që shkaktoi paralajmërime evakuimi në Japoni të enjten.
Ushtria e Koresë së Jugut tha gjithashtu të premten se Koreja e Veriut kishte gjuajtur një breshëri artilerie në një “zonë tampon” detar gjatë natës, një shkelje e marrëveshjes së vitit 2018 të vendosur midis dy Koreve.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të thërrasë një takim urgjent të premten pas një sulmi rekord të lëshimeve nga Koreja e Veriut këtë javë.
Kjo është hera e dytë brenda një muaji që Veriu ka fluturuar avionë luftarakë afër zonës tampon, duke shkaktuar një përgjigje nga Seuli. Muajin e kaluar, 10 avionë luftarakë bënë manovra të ngjashme.
Koreja e Veriut kishte paralajmëruar në fillim të kësaj jave se do të jepte një përgjigje “të fuqishme” ndaj stërvitjeve të përbashkëta të organizuara nga SHBA-ja dhe Koreja e Jugut në rajon.
Rreth 240 avionë që marrin pjesë në këto stërvitje ajrore “Stuhia vigjilente” me Shtetet e Bashkuara vazhduan stërvitjet e tyre, pavarësisht nga fluturimi i Koresë së Veriut të premten, tha ushtria.
( Sipas The Independent)
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



