Koreja e Veriut lëshon 2 raketa balistike drejt ujërave lindore! Kryeministri japonez: Kjo është e patolerueshme

Botë | 4 vite më parë

Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un është i vendosur të vazhdojë me testet e armëve që synojnë të rrisin arsenalin e tij bërthamor në kundërshtim me sanksionet ndërkombëtare. Kjo për shkak se sot (6 tetor) Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi drejt ujërave të saj lindore.

Shumë ekspertë thonë se qëllimi i Kim është të fitojë përfundimisht njohjen e SHBA-së si një shtet legjitim bërthamor dhe heqjen e këtyre sanksioneve, megjithëse komuniteti ndërkombëtar nuk ka treguar asnjë shenjë për ta lejuar këtë.

“Raketat e fundit u lëshuan 22 minuta larg nga rajoni i kryeqytetit të Veriut dhe u ulën midis Gadishullit Korean dhe Japonisë”, tha në një deklaratë Shefi i Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut.

Raketa e parë fluturoi 350 kilometra (217 milje) dhe arriti një lartësi maksimale prej 80 kilometrash (50 milje) dhe e dyta fluturoi 800 kilometra (497 milje) në një apogje prej 60 kilometrash (37 milje).

Kryeministri japonez Fumio Kishida, i cili pritej të mbante një telefonatë me presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol mbi kërcënimin e Koresë së Veriut më vonë të enjten, tha se lëshimet e vazhdueshme të Veriut ishin “absolutisht të patolerueshme”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme