Kremlini: Avioni i Prigozhin mund të jetë rrëzuar qëllimisht

Rrëzimi i avionit të Prigozhin mund të jetë shkaktuar qëllimisht. Kremlini tha të mërkurën se sipas hetimeve hetimi për rrëzimin e avionit që vrau liderin mercenar të Wagner, Yevgeny Prigozhin dhe nëntë të tjerë javën e kaluar përfshinte mundësinë që ai të ishte shkaktuar qëllimisht, pra të jenë vrarë.
“Është e qartë se po shqyrtohen versione të ndryshme, duke përfshirë versionin – ju e dini se për çfarë po flasim – le të themi, një mizori e qëllimshme”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
Peskov tha gjithashtu se hetimi për rrëzimin e avionit ishte një hetim rus dhe se nuk mund të flitej për një hetim ndërkombëtar.
Komiteti hetimor i Rusisë të dielën konfirmoi se Prigozhin ishte në mesin e njerëzve të vrarë . Komiteti tha në një deklaratë se pas testimit mjeko-ligjor, të 10 trupat e gjetur në vend ishin identifikuar dhe identitetet e tyre “përputhen me manifestin”.
Avioni privat i Prigozhin u rrëzua në veri-perëndim të Moskës më 25 gusht, duke vrarë të gjithë ata që ishin në bord.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




