Kremtohet sot Fjetja e Hyjlindëses Mari, besimtarët ortodoksë mblidhen në kisha e manastire

Aktualitet | 2 muaj më parë

Fjetja e Hyjlindëses së Tërëshenjtë Mari kremtohet sot në të gjithë Shqipërinë, me shërbesa të shenjta dhe Liturgji Hyjnore në të gjitha Mitropolitë e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Kishat dhe manastiret kushtuar Hyjlindëses Mari pritet të presin gjatë ditës besimtarë dhe pelegrinë.

Shërbesat nisën në orën 07:30 dhe vijuan deri në orën 10:30.

Kjo e kremte, e njohur edhe si “Marrja”, sipas traditës orthodhokse, konsiderohet si “Pashka e verës” dhe paraprihet nga një periudhë përgatitore me kreshmë.

Sipas Kishës Orthodhokse, Fjetja e Hyjlindëses së Tërëshenjtë Mari është një nga të kremtet më të ndjera dhe historikisht më të festuara, e cila çdo vit bashkon besimtarët në lutje dhe adhurim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme