Kriza energjetike rrit përdorimin e qymyrit, kontribuesi më i madh në krizën klimatike

Kriza globale e energjisë, e shkaktuar nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës, ka shtyrë kërkesën globale për qymyr, më ndotësja nga të gjitha lëndët djegëse fosile, në një rekord të lartë në vitin 2022. Lajmi është bërë me dije nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), që deklaroi se kërkesa për qymyr është rritur me 1.2% dhe pritet të arrijë në 8 miliardë tonë metrikë për herë të parë këtë vit. Ky rekord vjen vetëm një vit pasi vendet ranë dakord të heqin dorë nga përdorimi i qymyrit në konferencën e Kombeve të Bashkuara për klimën në Glasgow.
Rritja është kryesisht për shkak të rritjes së shpejtë të çmimeve të gazit natyror dhe karburanteve të tjera, gjë që ka detyruar disa vende dhe rajone t’i drejtohen qymyrit si një alternativë më e lirë.
Qymyri është burimi më i madh në botë i energjisë për prodhimin e energjisë elektrike dhe prodhimin e çelikut dhe çimentos. Por është gjithashtu kontribuesi më i madh në krizën klimatike, duke përbërë rreth 40% të emetimeve globale të gazeve serrë nga përdorimi i karburanteve fosile./ CNN
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



