Kryeministri holandez takon Zelenskyn në Kiev: Të gatshëm të mbështesim Ukrainën

Botë | 4 vite më parë

Kryeministri holandez Mark Rutte u takua me presidentin ukrainas Zelensky në Kiev të hënën, duke përsëritur se vendi i tij është i gatshëm të mbështesë Ukrainën “tani dhe në vitet në vijim”.

Rutte vlerësoi popullin ukrainas për luftën e tyre kundër Rusisë dhe tha se ata “meritonin vëmendjen e vazhdueshme të botës”.

“Kjo luftë mund të zgjasë më shumë nga sa shpresonim apo prisnim të gjithë. Por kjo nuk do të thotë që ne mund të rrimë duarkryq dhe të shikojmë pasivisht. Ne duhet të qëndrojmë të përqendruar dhe të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën çdo ditë politikisht, duke shprehur shpesh dhe hapur mbështetjen tonë, duke mbajtur presionin mbi Rusinë e Putinit dhe duke forcuar bashkëpunimin politik me Ukrainën në mënyrë dypalëshe dhe shumëpalëshe”, u tha Rutte gazetarëve në Kiev./ CNN

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme