Kryeministrja britanike, Liz Truss, mund të largohet këtë javë?

Liz Truss po lufton për mbijetesën e saj politike, pasi konservatorët po komplotojnë hapur për ta larguar nga posti, vetëm pas gjashtë javësh në numrin 10. Kryeministrja ka shkarkuar tashmë Kancelarin e saj, si dhe ka braktisur pjesën më të madhe të agjendës së saj politike, në një përpjekje të dëshpëruar për të qetësuar trazirat ekonomike të shkaktuara nga mini-buxheti i saj katastrofik.
Konservatori kryesor Jeremy Hunt, u thirr me urgjencë, duke anuluar menjëherë uljet e taksave të pafinancuara prej 32 miliardë funtesh, si dhe duke kufizuar garancinë e çmimit të energjisë për të ndihmuar britanikët që të luftojnë me faturat shtëpiake.
Por disponimi në mesin e deputetëve konservatorë është i madh për ta hequrTruss, madje edhe ministrat e saj besnikë paralajmërojnë se ajo nuk mund të përballojë më të bëjë “gabime të mëtejshme”.
Konservatorët po shikojnë me shqetësim sondazhet e tmerrshme për ta, si dhe po debatojnë se kush mund ta zëvendësojë kryeministren dhe si të shmangin një garë të stërzgjatur lidershipi. Mirror
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



