Kthjellime dhe kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për ditën e sotme

Të dielën vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin. Në zonat verilindore dhe juglindore, gjatë mesditës deri në pasditë, do të ketë vranësira mesatare mbi relieve malore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, pas orëve të pasdites, moti rikthehet i kthjellët.
Reshje të dobëta dhe të izoluara në formë pikash priten vetëm në veri dhe lindje, kryesisht përgjatë zonave malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare deri në 7 m/s. Në vijën bregdetare, sidomos në jugperëndim dhe zonat luginore, era do të arrijë shpejtësi deri në 15 m/s.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




